Madridi konsideron futjen në zbatim të taksës turistike, hotelierët kundër: Mund të dekurajojë pushuesit

17/04/2023 21:01

Kryeqyteti i Spanjës mund të bëhet destinacioni më i fundit i pushimeve që do të fus në zbatim një taksë të diskutueshme turistike.

Ish-ministrja e turizmit Reyes Maroto, e cila kandidon për t’u bërë kryebashkiake e Madridit, ka ndezur polemika duke sugjeruar se ajo do të konsideronte vendosjen e një takse turistike nëse zgjedhësit i japin votën, gjë që ka zemëruar hotelierët.

Futja në diskutim e një vendimi të tillë vjen pasi disa rajone të Spanjës – duke përfshirë Barcelonën dhe Ishujt Balearik, të cilët tërheqin miliona pushues çdo vit – kanë futur tashmë taksën e turizmit që parashikon detyrimin e udhëtarëve të paguajnë deri në 4 euro për natë gjatë qëndrimit të tyre.

Tarifat shtesë shihen si një mënyrë për të mbledhur më shumë kapital për ato rajone, por hotelierët janë fuqishëm kundër taksës sepse mendojnë se ajo mund të dekurajojë pushuesit e shqetësuar për buxhetet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA