Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover takoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke hedhur pas të shkuarën. Dikur Berisha e kishte shpallur “armike” shefen e ODIHR, por sot i hapi dyert e zyrës në prag të zgjedhjeve.

Në një komunikim për mediat në përfundim të këtij takimi, Berisha tha se ishte një takim informues për zgjedhjet lokale të 14 majit.

PD është e vendosur për të çuar përpara procesin elektoral. Mendoj se Glover ishte tek ne në një takim për tu informuar mbi pikëpamjet faktet dhe zhvillimet sipas PD të ktyre zgjedhjeve. Ne paraqitëm problematikat që mund të ndikojnë për një proces zgjedhor normal”-tha Berisha pas takimit me Glover.

Berisha e shpalli “non grata” pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996, ku u dhunuan komisionerët.

Nuk ka as dashuri as armiqësi të përjetshme”- tha Berisha disa javë më parë për atë që ka ndodhur 27 vite më parë, madje sipas tij, shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport profesional. Sipas tij, nëse raporti i Glover do të vlerësohej dhe të merrej më seriozisht nga komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje.

Shefja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka nisur turin e takimeve me faktorët politik pjesëmarrës në zgjedhjet e 14 majit.  Në kuadër të zgjedhjeve, Audrey Glover  takoi më herët kreun e PL-së Ilir Metën, ndërsa pritet që të mërkurën të takohet edhe me përfaqësues së Partisë Demokratike.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA