Irani shpreson të hapë ambasadën në Arabinë Saudite ‘para pelegrinazhit të Haxhit’ (fotot)

17/04/2023 19:19
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Nasser Kanani.

“Ne dhe Arabia Saudite insistojmë në hapjen e ambasadave reciproke në kohë që pelegrinët iranianë të shijojnë Haxhin dhe shërbimet e tjera të ofruara nga ambasada”, tha sot zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Nasser Kanani.

Pelegrinazhi i Haxhit që kryhet në vendet e shenjta muslimane të Arabisë Saudite, nis zakonisht në fund të qershorit.

Zhvillimi vjen teksa Irani ka ftuar zyrtarisht për vizitë në Teheran mbretin Salman të Arabisë Saudite, pas marrëveshjes së rivendosjes së marrëdhënieve të arritur muajin shkuar.

Arabia Saudite ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin në vitin 2016, pas një sulmi ndaj ambasadës saudite në Teheran dhe ndaj konsullatës në qytetin veriperëndimor të Mashhad, si protestë ndaj ekzekutimit nga Arabia Saudite të klerikut musliman shiit Nimr al-Nimr.

Dy vendet e fuqishme të Lindjes së Mesme kanë kryer disa raunde dialogu në Irak dhe Oman, para arritjes së marrëveshjes paraprake më 10 mars në Kinë.

Kanani shtoi se presidenti iranian kishte marrë tashmë një ftesë për të vizituar mbretërinë muslimane Sunni.

Ditët e fundit delegacione të dy vendeve kanë vizituar ish-ambasadat respektive në Riad dhe Teheran si dhe konsullatat në Xhedah të Arabisë dhe Mashhad të Iranit, për procesin e rihapjes.

Para rivendosjes së lidhjeve në mars, Irani me shumicë muslimane shiite dhe Arabia me shumicë muslimane suni, ishin në palë të kundërta të konfliktit të rëndë në Jemen, dhe disa pikave të tjera të nxehta në rajon.

FOTO GALERI
2/3
Pelegrinazhi i Haxhit që kryhet në vendet e shenjta muslimane të Arabisë Saudite, nis zakonisht në fund të qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA