Inxhinieri kinez raportohet se ishte nevrikosur dhe kishte kritikuar dy shoferë vendas pasi ‘humbisnin shumë kohë nga puna për t’u lutur’.
Shtetasi kinez që punonte në një projekt ndërtimi në Pakistan është tashmë nën mbrojtjen e policisë pasi punonjësit e kanë akuzuar për blasfemi, çka në të kaluarën ka sjellë hakmarrje të rënda kolektive, sidomos ndaj punonjësve të huaj në Pakistan.
Blaspfemia është një çeshtje delikate në Pakistanin me shumicë muslimane, ku dhe për komente të pamatura mbi temat fetare mund të nxiten linçime ose dhunë vrasëse nga turmat.
Inxhinieri kinez i projektit të hidrocentralit Dasu në veriperëndim të vendit, u akuzua për blasfemi pasi ishte ankuar për ritmin e ngadaltë të punës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kur shumica e muslimanëve agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.
“Punonjësit duhet të agjërojnë por mohojnë se puna është ngadalësuar, dhe kjo kishte sjellë këmbime të nxehura fjalësh”, i tha një zyrtar i policisë për ngjarjen rrjetit AFP.
“Më vonë punonjësit akuzuan inxhinierin për komente blasfemie dhe rreth 400 vendas u mblodhën për të protestuar”, tha ai.
Një ankesë u depozituar dhe policia identifikoi inxhinierin si drejtues i transportit të rëndë i quajtur “zoti Tian”.
Nuk ka ende komente nga ambasada kineze në Islamabad.
Zyrtari i policisë Naseer-ud-Din Khan tha se turma kishte rrethuar më pas stacionin lokal të policisë dhe ishin shpërndarë vetëm pasi iu treguar një kopje e regjistrimit të çështjes si ankesë për blasfemi.
Ndërtimi i digës së Dasu i është dhënë kompanisë kineze Gezhouba në vitin 2017, dhe projekti është zhvilluar gjithmonë me siguri të lartë.
Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan, edhe pse deri tani nuk janë kryer ekzekutime për këtë krim.
Top Channel