Fluksi i lartë emigrantësh ka krijuar radhë trafiku në pikën kufitare të Kapshticës.

Fluksi ka nisur prej paradites, pasi janë me mijëra emigrantë që festuan Pashkët Ortodokse që po kthehen në Greqi ku jetojnë dhe punojnë.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta nga të dyja palët dhe në 24 orët e fundit mbi 2 mijë persona kanë lënë Shqipërinë.

5 sportele janë vendosur në dalje, automjetet kalojnë në katër korsi dhe me 3 sportele pala greke.

Ditën e djeshme në Kapshticë kanë hyrë 1619 shtetas dhe kanë dalë 2123. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2190 dhe kanë dalë 1735 shtetas.

Top Channel