Dymbëdhjetë të vdekur nga ‘i nxehti’ në ceremoninë e çmimeve në Maharashtra (fotot)

17/04/2023 17:19

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur dje papritur dhe shumë të tjerë u dërguan në spital teksa merrnin pjesë në një ceremoni çmimesh në shtetin indian të Maharashtra.

Eventi që sponsorizohej nga qeveria zhvillohej në ambjent të hapur dhe zgjati disa orë, sipas raportimeve nën diellin e fortë.

Grumbullimi me mijëra vetë bëhej në nder të një aktivisti të njohur shoqëror, para se njerëzit të ankoheshin nga dehidratimi dhe probleme të tjera të lidhura me motin e nxehtë, shkruan rrjeti britanik BBC.

Navi Mumbai –qytet pranë qendrës financiare Mumbai ku u mbajt eventi tragjik regjistroi një temperaturë afro 38C ndërsa ekspertët shëndetsorë kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë larg diellit prej orës 11.00 deri në 04.00 pasdite.

12 njerëz kshin humbur jetën, 50 u shtruan në spital dhe 600 të tjerë raportuan probleme shëndetësore, thanë mediat vendase

Në fotot e publikuara shihen njerëzit në eventin masiv qeveritar që rrinë ulur në diell, pa mbrojtje apo strehim nga nxehtësia.

Ministri shtetëror i Maharashtra, Eknath Shinde quante incidentin “të papritur e të dhimbshëm” teksa njoftoi dëmshpërblim prej rreth $5000 për familjet e viktimave dhe trajtim falas për ata që u ndjenë keq.

Liderët e opozitës kanë akuzuar qeverinë për rrezikim të jetës së qytetarëve dhe kanë bërë thirrje për hetime.

Në rajonin indian të Bengalit është njoftuar mbyllje disa-ditore e shkollave prej valës së të nxehtit.

FOTO GALERI
3/4
Liderët e opozitës kanë akuzuar qeverinë për rrezikim të jetës së qytetarëve dhe kanë bërë thirrje për hetime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA