Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i ftuar ditën e sotme në “Top Talk me Juli Xhokaxhi, ka komentuar fushatën zgjedhore dhe ndikimin e partive.
Bylykbashi u shpreh se të gjithë po përpiqen të zhbëjnë PD-së dhe se KQZ-ja po luan rol të rëndësishëm në këtë çështje.
Deputeti demokrat tha se me paratë e qeverisë po financohet Alibeaj, në mënyrë që të jetë një palë në zgjedhje.
“Situata po krahasohet me nivelet e viteve 2003, jemi kthyer më shumë se 20 vite pas. Po cënohet e drejta për të garuar lirisht. Historia e PD-së është flagrante, ata e thyejnë këtë lloj tabuje, përfaqësuesit e PD-së vijnë në selinë e PD-së takojnë zotin Berisha dhe Meta. Opozitën reale. Por ama ai që është realitet është çdo përpjekje për ta zhbërë PD-në e për ta nxjerrë nga zgjedhjet, si mund ta nxjerrin PS-në nga komisionet zgjedhore e nga grupet e numërimit. KQZ-ja është pjesë e pushtetit dhe po provon çdo ditë e me shpejtësi si është e pozicionuar nga krahu tjetër. Aktet e KQZ-së janë të provuara kundër opozitës reale. Nga të doni ju nga regjistrimi. As Gjykata nuk e ka bërë që të caktojë kush është kryetari PD-së, Enkelejd Alibeaj kryetar po qeshin të gjithë. Me paratë e qeverisë po financohet një krijesë e saj për ta pasur si opozitë e për ta pasur pjesë në zgjedhje, shkelje e parimeve bazë. Ne na takon, PD-së i takon rreth 20 mijë komisionerë. Nuk i jepet PD-së ky akses është partia demokratike e Edi Ramës, atë logo demokratët e kanë shfuqizuar.”- tha Bylykbashi.
Top Channel