BE kundërshton ndalimin e drithërave të Ukrainës nga Polonia dhe Hungaria

17/04/2023 08:15

Komisioni Evropian i kundërshtoi ndalesat e vendosura nga Polonia dhe Hungaria mbi importet e grurit të Ukrainës.

Dy vendet thanë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë nga importet e lira. Ndalesat vlejnë për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin, dhe do të jenë në fuqi deri në fund të qershorit.

Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare që individualisht të bëjnë politika tregtare. Ai tha se veprimet e njëanshme nuk do të tolerohen, por nuk specifikoi se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha një zëdhënës i këtij institucioni.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi rus, vitin e kaluar, i ndërpreu rrugët e eksportit dhe bëri që sasi të mëdha të drithërave të përfundojnë në Evropën qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës që t’i vazhdojë eksportet përmes detit, por Ukraina thotë se Rusia e ngadalëson procesin me anë të inspektimeve.

Polonia dhe Hungaria morën vendimin në fundjavë, pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtohen nga drithërat ukrainase, që shiten më lirë./Rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA