Ambasadorja e SHBA në Moskë, Lynne Tracy, vizitoi të hënën reporterin e arrestuar të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Lajmi u bë me dije nga ambasada e SHBA në Twitter, ku Tracy shprehet: “Kam vizituar Evan Gershkovich të WSJ-së sot në burgun Lefortovo – hera e parë që na është lejuar aksesi që nga ndalimi i tij i gabuar më shumë se dy javë më parë.”
“Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në postim.
SHBA-ja e cilësoi Gershkoviçin si të arrestuar gabimisht në fillim të këtij muaji, gjë që i jep mbështetje të mëtejshme pohimeve të qeverisë amerikane dhe Wall Street Journal se akuzat për spiunazh kundër reporterit janë të pabaza. Ai gjithashtu do të fuqizojë administratën Biden për të eksploruar rrugë të tilla si shkëmbimi i të burgosurve në përpjekje për të siguruar lirimin e Gershkovich.
Top Channel