Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).
Dëshmitarja e mbrojtur është dëgjuar për më shumë se tri ditë tërësisht në seanca private.
Pas një pushimi, në gjykatë do të flasë dëshmitari i dytë i prokurorisë, gjithashtu i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun, sipas Kosovapress.
Sipas trupit gjykues, ai mban kodin W02652.
E lidhur me këtë dëshmitar, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur një çështje në seancë private.
Ndërsa më vonë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se e kundërshtojnë një kërkesë të mbrojtjes së Hasim Thaçit dhe për këtë kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë parashtrim.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë parë në sallën ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.
Pas më shumë se dy viteve në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Top Channel