Këtë të diel, vendi mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta që herë pas here do të sjellin reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, parashikohen reshje shiu, të cilat në zona të izoluara do të jenë edhe në formë rrebeshi.

Pritet që reshje të jenë më të dukshme në zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë në sasira më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA