Pranonte ryshfet në këmbim të futjes së mallrave kontrabandë në portin e Vlorës, arrestohet 46-vjeçari

16/04/2023 12:56
Foto ilustruese

Një 46 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Masa “Arrest në burg” ndaj A. N., është dhënë më datë 18 prill nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë. – – – Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA