Besimtarët ortodoks festojnë sot Pashkët, festën më të rëndësishme ne kalendarin e krishterë, që kremtohet tri ditë pas vdekjes së Jezu Krishtit në kryq.

Pashkët përcjellin mesazhin më të rëndësishëm të krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Në Tiranë, mesha u kremtua në Katedralen Ngjalla e Krishtit, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Besimtarët u lutën për një fillim të ri, ndërsa uruan më shumë paqe e begati.

Ceremonia që zgjati deri pas mesnate vazhdoi me ritualin e thyerjes së vezëve të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, simbol i ripërtëritjes, ashtu sikurse një jetë e re del nga lëvozhga e vezës. Në fund të meshës, besimtarët u kujdesën të marrin flakën e shenjtë, me besimin për të çuar në shtëpitë e tyre më dritë dhe mirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA