Klevio Ahmetaj, i njohur në rrjetin social “TikTok” si Clevio Serbiano është vënë në pranga këtë të diel.

Klevio ishte shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për veprën penale të përndjekjes.

Sipas të dhënave zyrtare, Klevio është kthyer nga Italia dhe në sistemin e aeroportit të Rinasit ka rezultuar si person në kërkim. Më pas, ka qenë policia e Durrësit që ka bërë ndalimin e reperit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur disa herë, në rrjetet sociale, shtetasin R. R., banues në Durrës.

Shtetasi K. A. është ndaluar në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nga shërbimet e Komisariatit Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës“, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA