Dikur kampion i mundjes në Shqipëri sot rrit lule.

Jorgji Bare 62 vjeç ish-kampion kombëtar flet me krenari për të kaluarën por dhe të tashmen.

Në karrierën e tij sportive Jorgji kujton nisjen e sportit të mundjes në vitet 1975 dhe më pas do vinte viti 1982 që Jorgji Bare do të shpallej kampion kombëtar.

Aktiviteti sportiv i Jorgji Bares u ndërpre në vitin 1990 dhe me rënien e sistemit, kur ai do të emigronte në Greqi. Në vendin fqinjë rastësisht nisi edhe aktivitetin e tregtimit të luleve, fidanëve të agrumeve, ullinjve dhe vreshtarisë.

“Fillimisht ky aktivitet nisi me një sasi lulesh dhe fidanësh ndërsa me kalimin e viteve ky aktivitet u rrit duke arritur të kalonte edhe kufijtë e vendit. Sot ne arrijmë të kemi prodhime dhe importe me Italinë, Hollandën, dhe gjithë tregun vendas sipas kërkesave ka thënë Jorgji”, tha Bare.

Biznesi është tashmë një aktivitet familjar por punëson edhe disa dhjetëra persona të tjerë. Jorgji edhe pse ia ka trashëguar punën të bijve, ai asnjëherë nuk shkëputet nga pasioni për lulet dhe gjelbërimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA