Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur, si pasojë e zjarrit në një ndërtesë banimi në Dubai, kanë raportuar mediat lokale.

Zjarri ka shpërthyer në zonën Al-Ras, një prej pjesëve më të vjetra të Dubait. Në atë zonë kryesisht banojnë tregtarët dhe punëtorët migrantë.

Flakët kanë nisur në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe, sipas mediave lokale.

Mbrojtja Civile e Dubait raporton se zjarri mund të jetë përhapur pasi ndërtesa nuk përmbush të gjitha standardet e sigurisë.

Sipas autoriteteve, ato janë duke hetuar shkakun e incidentit, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA