“Dhjetëra civilë të vdekur”/ Çfarë duhet të dini për luftimet në Sudan?

16/04/2023 10:30

Luftimet që kanë shpërthyer në qytetin e Sudanit, Kartum, dhe qytete tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ambicieve për pushtet brenda udhëheqësisë ushtarake të shtetit.

Si pasojë e luftimeve të 15 prillit, është thënë të kenë vdekur të paktën 50 persona, përfshirë aty edhe civilë.

Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum, në mes të ushtarëve të rregullt dhe forcës paramilitare – Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Më poshtë po i rendisim gjërat kryesore që duhet t’i dini për këtë konflikt.

Historiku i luftimeve

Prej puçit të tetorit të vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve.

Në qendër të problemit janë dy burra ushtarakë.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i cili është udhëheqës i forcave të armatosura dhe faktikisht është edhe president i shtetit.

Si dhe zëvendësi i tij dhe lideri i forcës paramilitare RSF, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur edhe si Hemedti./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA