Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 12 qytetarë, nga 110 testime të kryera.

Personat e infektuar janë 5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.

Gjithsej janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Prill 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 110

Testime totale 2,052,830
Raste pozitive 334,082
Raste të shëruara 330,303
Raste Aktive 175
Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Vlorë 14
Shkodër. 6
Fier 5
Elbasan. 4
Korçë. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA