Incidenti me kryeministrin japonez, John Kerry: Thellësisht i shqetësuar

15/04/2023 22:07

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për klimën, John Kerry ka reaguar pak orë pasi kryeministri japonez, Fumio Kishida u evakua pa dëmtime pasi dikush hodhi një mjet shpërthyes në drejtim të tij.

Kerry tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për incidentin që ndodhi gati një vit pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Zyrtari i lartë amerikan e bëri deklaratën gjatë vizitës në qytetin verior të Sapporo-s ku do të bisedohet për klimën në kuadër të samit të G7.

Kryeministri i Japonisë u sulmua teksa po zhvillonte një tubim fushate në një qytet port në pjesën perëndimore të Japonisë. Policia arriti ta kapë dhe ta vërë nën kontroll autorin e dyshuar. Ai nuk pranoi të komentonte lidhur me motivin e sulmit.

Pavarësisht incidentit zoti Kishida e vazhdoi fushatën. Skena kaotike e ngjarjes të kujton vrasjen nëntë muaj më parë të ish-Kryeministrit Shinzo Abe, i cili gjithashtu po zhvillonte fushatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA