Fshati rus përgatitet për Pashkët ortodokse duke shpresuar për paqen (fotot)

15/04/2023 19:27

Banorë të fshatit Karizha në Rusinë qendrore, u mblodhën sot në të Shtunën e Shenjtë për të celebruar Eukaristinë në kishën e tyre ortodokse të shekullit të 18-të.

Mes dëshirave kryesore të shprehura nga besimtarët ishte fundi i luftës, teksa peshkopi tha se simpatia shkon e popullin e Ukrainës dhe të Rusisë, per situatën ku ndodhen.

Peshkopi i kishës së Karizha, Andrey Lobashinski, shtoi se populli i Ukrainës dhe i Rusisë po përjeton gjëra të papritura e të pakuptueshme.

“Populli i Ukrainës dhe i Rusisë po përjeton gjëra të vështira që nuk akomodohen me besimin tonë te e mira dhe te Shpëtimtari”, tha Lobashinski.

“Kjo nuk është hera e parë që ata e shikojnë njëri-tjetrin me urrejtje por ne e dimë se kohët e tilla do të kalojnë dhe se Zoti mbretëron në paqen që ne e gjejmë”.

“Sepse vetëm njerëzit mund ta gjejnë veten e tyre në paqe e dashuri”, shtoi peshkopi.

Besimtari vendas Nikolay Anzilevski, tha se dëshironte vetëm fundin e luftës.

“Nuk i njoh mirë lutjet, por dua vetëm që lufta të mbarojë, shpresoj që gjithçka e keqe të përfundojë teksa ne presim këtu për Zotin”.

Besimtarja vendase Anastasia Uvarova, shtonte: “Kjo është një ditë gëzimi ku të gjithë presin që Jezusi të jetë me ne, dhe në fakt pas disa orësh ai do të jetë me ne”.

Dita e Eukaristit nga greqishtja përkthehet në “falënderim” dhe festohet mes të tjerash me oferta buke e vere.

Kisha ortodokse celebron Eukaristin sipas zakoneve Bizantine duke iu referuar si një Liturgji, siç janë shumica e ritualeve publike kristiane të lutjes.

FOTO GALERI
2/7
Mes dëshirave kryesore të shprehura nga besimtarët ishte fundi i luftës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA