26/11 22:28
Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.
Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MOD), transmeton Telegrafi.
Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.
Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.
Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”.
Top Channel