“Bashkë fitojmë” pa kryetar/ KQZ vendosi të mos shënohet emri i Ilir Metës në fletën e votimit

15/04/2023 13:49

Kandidatët  primarëve nuk do të  kenë pronar në fletën e votimit. 

Në betejën e 14 majit, garojnë 36 subjekte politike,  të cilët  kanë të identifikuar emrin e kryetarit , por Koalicioni  “Bashkë  Fitojmë”,  nuk do ketë as emrin  e Sali  Berishës dhe as të Ilir Metës në fletën e votimit.

Celibashi: Nuk ka patur interes për të vendosur emrin në fletën e votimit, do të jete emri i asnjë prej kryetarëve.   

Mungesa e emrit drejtues të koalicionit  “Bashkë Fitojmë” u kundërshtua nga  juristi i Enkelejd Alibeajt i cili këmbënguli që kandidatët demokratë  të Berishës të identifikohen me emrin e Ilir Metës në fletën e votimit.

Sefa-Celibashit: Thamë respekto ligjin vendos emrin, siç ke bërë në 32 vite. Është precedenti i parë dhe shumë i rrezikshëm.

Celibashi: Rregullo tonin.

Sefa: Po flas me shumë edukatë, është precedent shumë i rrezikshëm ky që po krijoni.

 Celibashi: Është presion i hapur ky.

Indrit Sefa juristi i PD  : Ilir Meta ky është  emri i drejtuesit të koalicionit (me foto në dorë)

Altin Kaziaj juristi i  Partisë së Lirisë: Zgjedhjet nuk i fiton kryetari.

Sherri mes dy grupimeve përfshiu edhe juristin  që mbron interesat e Partisë Socialiste në KQZ. Por mbrojtja që Eridian Salinaji i dha kolegut demokrat  u lexua si pazar mes të mëdhenjve nga juristi i Metës.

Kaziaj: Qëndrimet  tregojnë haptazi marrëveshjen dhe qëndrimet e tyre për objektiva të përbashkëta. 

Miratimi  i përmbajtjes së  fletës së votimit  pa emrin e Berishës dhe të Metës i dha fund sherrit.  Komisioneri  lau duart edhe me kandidatin socialist Qerim Ismailaj të cilin vendosi ta çojë në Prokurori për hetim të thelluar.

Fleta e votimit1

Fleta e votimit2

Top Channel