Rezidentët e një qyteze në Britani e njohur tashmë si ‘Alcatraz-i i pedofilëve’, janë të tërbuar që mund të hasin në rrugë maniakët e dënuar në burgun e sigurisë së ulët pranë tyre.
Banorët e Portland, ankohen për planet e zgjerimit të burgut të Verne, për të cilin autoritetet thonë se është “i specializuar për shkelësit seksualë”, mes të cilëve përfshihet dhe ish-këngëtari famëkeq britanik Gary Glitter.
Planet janë aprovuar për të shtuar 60 vende të reja për të dënuarit në ish-kazermat ushtarake që gjenden në pikën më të lartë të ishullit dhe rrethohet nga humnera shkëmbinjsh e moçalishte.
Zhvillimet kanë trazuar shumë rezidentë që thonë se nuk dinë çfarë mund të ndodhë brenda dyerve të kompleksit.
Roger Wilson, i cili drejton një punishte të vogël, tha për rrjetin TheSun: “Megjithse burgu është punësim për disa nga komuniteti këtu, ai vetë nuk është pjesë e komunitetit.”
“Asnjë nga ne nuk është konsultuar për atë që qeveria vendos dhe kur e shikon kjo është një pamje që të vret sytë”.
“Ne nuk duam të akuzohemi si të fiksuar, por nuk ka shumë komunitete që do të donin tipa si ped0fili Gary Glitter pranë shtëpive të tyre.”
Edhe kapiteni i barkës Clem Carter, 54 vjeç, tha se rezidentët pranë burgut Verne nuk konsiderohen si të denjë për t’u njoftuar.
“Nuk ka konsultime lokale me njerëzit që jetojnë në zonë”.
“Ata mund të mbyllin aty dhe alienë nga hapësira dhe asnjë nuk do ta merrte vesh”, tha ai.
Banorja vendase Maria O’Connell, shtonte se burgu duhet të largohet prej andej.
“Është një bashkësi ndërtesash të rrënuara që nuk kryejnë më funksionin e tyre, gjëja më e mirë që mund të bëjnë është ta mbyllin.
“Unë kam dy vajza të vogla dhe megjithëse nuk shqetësohem, si prind duhet të jem e ndërgjegjshme për rreziqet që kërcënojnë fëmijët”.
Në vitin 2014 ministria britanike e drejtësisë e mbylli burgun duke e kthyer në një qendër emigracioni.
Por në vitin 2018, kompleksi Verne kreu një rinovim prej 3.5 milionë paundësh dhe u rihap si burg i sigurisë së ulët për shkelësit seksualë, për të cilët vendasit thonë se janë ‘më të rrezikshmit’.
Rrjeti The Sun ka raportuar më parë se këta të burgosur në Britani lejohen të lëvizin në ambjentet e burgut apo të kenë televizor dhe makinë kafeje në qelitë e tyre.
Bashkia e Dorset tha se do të sigurohet që maniakët e burgosur seksualë të kenë hapësirë të mjaftueshme për të qëndruar larg vendeve publike.
Top Channel