Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një 28-vjeçar me inicialet E. F., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po ashtu, blutë e kryeqytetit kapën dhe ndaluan shtetasin Daniel Dervishi, 27 vjeç, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Për grabitje është arrestuar edhe 38-vjeçari E. D., banues në Tiranë, pasi kishte vjedhur disa pije alkoolike, në dy markete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. Ç., 46 vjeç, banues në Berat, pasi ka përndjekur një shtetase.
Sakaq, ndër personat e arrestuar nga blutë e Tiranës është edhe një 41-vjeçar me inicialet L.T., pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel