Përqendrimi i rrezikshëm i një pesticidi të ndaluar në Bashkimin Evropian në një ngarkesë importesh bujqësore nga Ukraina, ka bërë që Sllovakia të ndalojë sot përpunimin e këtyre mallrave ushqimore dhe të shkatërrojë ato që gjenden tashmë në vend.
Zyrtarët sllovakë thanë se ngarkesa 1500 ton grurë e mbërritur së fundmi nga Ukraina ishte e kontaminuar me pesticidin “kloro-pirifos”, është një organo-fosfat i ndaluar në Bashkimin Evropian, shkruan rrjeti çek czechia.postsen.com.
Ngarkesa duhet të përpunohej në mullinjtë e Sllovakisë por autoritetet interceptuan materialin dhe menjëherë shtrënguan rregullat për hyrjet nga Ukraina.
“Bazuar në rezultatet e analizës së 1,500 ton gruri nga Ukraina pas inspektimit në impjantin e Kolárov, ministria ka nisur ndalimin e tij në zinxhirin ushqimor dhe si ushqim kafshësh. Sot vendoset ndalimi i grurit dhe miellit ukrainas prej prezencës së një pesticidi që dëmton shëndetin njerëzor, e konfirmuar në mostrat”, tha ministria sllovake e bujqësisë.
Zyrtarët shtonin se do të mblidhet i gjithë gruri ardhur nga Ukraina që është depozituar në Sllovaki dhe do të shkatërrohet. Ministri sllovak i bujqësisë Samuel Vlčan tha se do të informojë ambasadorin e Ukrainës në Bratislava për situatën.
Top Channel