Një punonjës u dëmtua gjatë punës, arrestohet administratori i një firme ndërtimi në Elbasan
14/04/2023 11:11
Një punonjës i një firme ndërtimi në Elbasan , është dëmtuar gjatë procesit të punës dhe për këtë arsye është arrestuar administratori i kësaj firme.
Sh. Ll., 47 vjeç nga Tirana, akuzohet për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Punonjësi A.B sipas të dhënave, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel