Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë 35-vjeçare ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë.
Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej dhe më pas, ekipi i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.
Puna u krye nga Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga momenti i ndërhyrjes.
Top Channel