Kthehen në Shqipëri për Pashkët, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës

14/04/2023 10:36

Hyrja në pikën kufitare të Kapshticës është mbushur me dhjetëra automjete me emigrantë shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri për festën e Pashkës.

Kjo ka bërë krijimin e radhëve të gjata për të kaluar doganën.

Në pikën kufitare Kapshticë po punohet punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën.

Megjithatë fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA