Kryeministri hungarez thotë se Ukraina është shtet ‘financiarisht inekzistent’ (fotot)

14/04/2023 21:24

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán tha sot se Ukraina është një “shtet financiarisht inekzistent” dhe se pa mbeshtetjen e partnerëve të saj lufta do të merrte fund menjëherë, në komentet që provokuan shpejt reagime pozitive nga Moska.

Komentet e Orbán të cituara nga rrjeti Yahoo, Hungarian Radio Liberty dhe 24.hu, ishin një ankesë për opinionin publik në Evropë, që sipas tij, ende nuk është gati të rimendojë sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse shtonte se “ajo kohë do të vijë shpejt”.

Orban ankohej gjithashtu për lajme të këqija nga Ukraina në lidhje me komunitetin hungarez atje, si dhe i referohej faktit se Evropa “është e detyruar të financojë shumicën e nevojave të Ukrainës”.

“Ukraina është një shtet inekzistent në sensin financiar, ajo nuk financon dot veten e saj. Tashmë çështja është nëse ne duhet ta mbështesim apo jo, dhe sapo ne të themi jo, lufta mbaron”, tha Viktor Orbán.

Ai shtonte se është Evropa që jep fondet për financimin në Ukrainë të pensioneve, rrogave, arsimit, shëndetësisë, ndërsa konkludoi se “kjo nuk mund të vijojë përgjithmonë”.

Fjalët e Orbán u vërejtën shpejt nga kreu i Këshillit rus të Sigurisë Dmitry Medvedev, i cili komentoi: “Të lumtë, koment i qartë dhe i saktë nga një politikan evropian. Unë mund të shtoj vetëm se sapo financimet evropiane të mbarojnë, vetë Ukraina do të mbarojë”.

Raportimet e fundit thonë se SHBA po përgatit sanksione ndaj disa politikanëve në Hungari.

FOTO GALERI
1/3
Evropa që jep fondet për financimin në Ukrainë të pensioneve, rrogave, arsimit, shëndetësisë, ndërsa Orban konkludoi se “kjo nuk mund të vijojë përgjithmonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA