Korea e Veriut ka thënë se ka testuar një raketë të re interkontinentale me “karburant solid” për herë të parë.
Njoftimi agjencisë kryesore shtetërore të lajmeve KCNA erdhi një ditë pas lëshimit të raketës së rangut të gjatë të veprimit nga periferia e kryeqytetit Penian, që shkaktoi panik në jug dhe në Japoni.
Testimi u ndoq personalisht nga lideri komunist Kim Jong-un, i cili paralajmëronte se raketa Hwasong-18 – sipas tij më e fuqishmja e arsenalit bërthamor – do të shkaktojë shqetësim dhe terror mes armiqve të vendit, në mënyrë që ata të heqin dorë nga veprimet e papërgjegjshme të pamenduara.
KCNA kishte publikuar foto të Kim duke ndjekur lëshimin, i shoqëruar nga gruaja, motra dhe e bija, teksa raketa ishte mbuluar me rrjeta kamuflazhi në lëshuesen e lëvizshme.
“Krijimi i raketës së re Hëasong-pho-18 reformon mbrojtjen strategjike të Koresë së Veriut duke përmirësuar qëndrimin e saj kundërsulmues dhe strategjinë ofensive ushtarake.
‘Pho’ në gjuhën koreane do të thotë ‘artileri’.
Analistët thonë se ky është përdorimi i parë i karburanteve solide në raketa nga Veriu, çka kishte qenë një objektiv i hershëm i ushtrisë së Kim, prej shpejtësisë së dislokimi të tyre në kohë lufte.
Shumica e raketave të vendit përdorin karburant të lëngshëm që ngarkohen në raketa në vendin e lëshimit, i cili konsiderohet një proces i gjatë dhe disi i rrezikshëm, shkruan Metro.
Analisti amerikan Ankit Panda, i grupit Carnegie Endowment tha: “Karburantet solide janë të dëshirueshme pasi nuk nevojitet të ngarkohen pak para lëshimit dhe reagojnë më shpejt në kohë krize”.
Top Channel