Zjarr në pyjet e fshatit Polivisht në Maliq/ Terreni i vështirë përkeqëson situatën, prej disa orësh flakët aktive

13/04/2023 16:25

Një zjarr masiv ka rënë në pyjet e fshatit Polivisht në Bashkinë e Maliqit.

Flakët janë prej disa orësh aktive, ndërsa mjetet e shërbimit zjarrfikës të Maliqit e kanë të pamundur të arrijnë në zonën e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

Për këtë arsye janë duke shkuar në këmbë punonjës të këtij shërbimi por edhe banorë të zonës për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Era e fortë pritet të përkeqësojë situatën dhe ende nuk dihet në qoftë se do të mundet të fiket zjarri brenda ditës së sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA