Një 29-vjeçar nga Vithkuqi Ervis Rrapo ,i cili është dhe kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 23-vjeçare.
Kallëzimin në polici e ka bërë babi i vajzës e cila dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Pas arrestimit të Ervis Rrapos, ka reaguar dhe nëna e tij Ervehe Rrapo e cila shpreh se djali i saj nuk e ka përdhunuar 23-vjeçaren dhe se nuk kanë pasur asnjëherë probleme me atë familje.
“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, i kishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, ishte deklarata e nënës së Ervisit, Ervehe Rrapo.
Top Channel