Një stuhi e fuqishme po shkon drejt Australisë Perëndimore, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq.
Cikloni i fuqishëm tropikal “Ilsa”, i kategorisë së pestë pritet të godasë Port Hedland, në veri të shtetit mbrëmjen e sotme.
Mijëra njerëz janë urdhëruar të strehohen menjëherë, pasi rreziku është shumë i lartë. Kjo stuhi parashikohet të jetë më e forta që ka goditur rajonin në 14 vitet e fundit.
Byroja e Metorologjisë raportoi se bërthama shumë shkatërruese e stuhisë do të sjellë erëra ekstreme deri në 315 km/h në disa rajone.
Njëkohësisht për situatën Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Emergjencave u shpreh se ka një kërcënim për jetët dhe shtëpitë, prandaj duhet të largohen nga zonat më të rrezikuara.
Banorët e Port Hedland, më i madh eksportues i mineralit të hekurit në botë, u urdhëruan të strehohen brenda banesave të tyre dhe të qëndronin larg dyerve dhe dritareve, pasi ishte shumë vonë për tu larguar.
“Ilsa” është vendosur të jetë sistemi më i fortë i stuhisë që ka goditur veriperëndimin e Australisë që nga cikloni Christine, i cili arriti kulmin në kategorinë katër, në dhjetor të vitit 2013.
Stuhia e fundit e kategorisë së pestë ishte cikloni George në vitin 2007. Ajo mbetet një nga stuhitë më të fuqishme në Australi, e cila shkaktoi viktima.
Top Channel