Protestuesit në Paris bastisin dyqanin e gjigantit francez të luksit LVMH(fotot)

13/04/2023 18:07

Një valë e re demonstratash ka nisur sot në të gjithë Francës kundër reformës së pensioneve të presidentit Macron, një ditë para një vendimi thelbësor gjykate mbi qëndrueshmërinë kushtetuese të ligjit të kontestuar dhe kalimit të tij pa maxhorancë nga qeveria.

Sot protestuesit në Paris thyen dyqanin kryesor të gjigandit francez të luksit LVMH, i cili zotëron gjithashtu kompanitë e tjera Louis Vuitton e Moët, në ditën kur u raportuan rritje të ndjeshme në vlerat e aksioneve te tyre.

 “Nëse Macron kërkon para për të financuar sistemin e pensioneve, le të vijë këtu t’i gjejë,” tha sindikalisti Fabien Villedieu, për rrjetin vendas BFMTV jashtë ndërtesës së LVMH.

Kreu i policisë së Parisit Laurent Nunez paralajmëroi se protestuesit “do të godasin objektet dhe simbolet që konsiderohen kapitaliste”, teksa nuk janë raportuar ende arrestime.

Policia tha se ndali avancimin e protestës para gjykatës kushtetuese, enti që do të japë të premten vendimin e shumëpritur mbi ligjin e reformës së pensioneve.

Rrjeti CNN tha se dëshmoi disa grupe protestuesish që përlesheshin me policinë teksa lëshonin fishekzjarë e flakadanë jashtë ndërtesës së gjykatës.

Policia ka urdhëruar ndalim të protestave në qendër të Parisit deri mëngjesin e të shtunës, por kjo nuk pritet të ndalojë daljen e masave.

Rreth 600,000 njerëz kishin dalë sot në rrugë në të gjithë Francën kundër reformës së qeverisë.

Ndërkohë Emmanuel Macron thotë se reforma e tij është e domosdoshme për financat publike, duke thënë kësaj jave se “vendi duhet të vazhdojë të ecë përpara.”

FOTO GALERI
3/5
Kreu i policisë së Parisit Laurent Nunez paralajmëroi se protestuesit “do të godasin objektet dhe simbolet që konsiderohen kapitaliste”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA