Një 66-vjeçar nga Shkodra A. K, është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke transportuar me fugon 13 të huaj në kufirin me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së.

66-vjeçari dyshohet se i ka marrë 13 shtetasit të huaj nga Bangladeshi dhe India nga Saranda dhe po i transportonte kundrejt pagesës.

Policia e ka ndaluar fugonin në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, ku përveç se u arrestua drejtuesi 66-vjeçar, u sekuestrua dhe Automjeti tip “Huyndai, 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA