Emiliano Nina, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, i shpallur në kërkim prej një muaji.

Nina akuzohet për vjedhje, pasi në komisariatin nr2 në Tiranë, është bërë një kallëzim ku thuhet se Nina duke mashtruar i ka marrë një automjet një personi.

Bëhet me dije se Nina e mori këtë automjet ë përdorim për disa ditë, më pas ia dha një tjetër personi të cilit i kishte disa para borxh.

Pas verifikimit të rastit, ai u ndalua ditën e djeshme ku u arrestua. Emiliano Nina kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA