Një 26-vjeçar M. N nga Tirana i cili ishte administratori i një “Call Center” në Elbasan, është vënë në pranga dhe 4 punonjës të tjerë po ndiqen penalisht, pasi mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, për të investuar në tregje fiktive.

Në subjektin “Call Center” që ndodhej në lagjen “Sul Paprri” në Elbasan, u sekuestruan 3 kompjuterë, 1 laptop, 2 USB dhe 6 aparate celulare, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis që iu gjet shtetasit N. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA