Në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ,nga ambientet e ministrisë së Jashtme, kreu i diplomacisë greke ka folur kryesisht për fazën e re në të cilën kanë hyrë marrëdhëniet greko-turke, ndërsa është pyetur edhe për zhvillimet në marrëveshjen me Shqipërinë për çështjet ende të hapura me Tiranën si përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE, të cilat ende nuk po përfundojnë.
“Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t’ia dorëzojë presidentit të vendit, (me sa dimë, kjo nuk është çështja jonë), një dokument prokure, që t’i jepet mundësia grupit negociator të fillojë diskutimet me ne. Këtë duhet ta përcaktojë kryeministri i Shqipërisë, por mendoj se nuk do të vonohet”, tha Nikos Dendias Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Duke përmendur edhe vizitën e kryeministrit Rama në Athinë para disa ditësh Dhendia ka thënë se në marrëdhëniet me Shqipërinë në një masë të madhe ka ndryshuar modeli dhe se ai beson në miqësinë greko-shqiptare apo edhe tek ura lidhëse e minoritetit grek.
“Dua t’ju them se Shqipërisë duhet t’i kushtojë vëmendje pala greke. Mendoj se edhe Shqipëria ka pranuar absolutisht atë që ne i propozojmë Turqisë, domethënë marrëveshjen-kuadër, apo edhe zgjerimin e ujërave territoriale. Shqipëria ishte ajo që tha drejtpërdrejt se Greqia, e cila nuk shkoi në Shqipëri deri në 12 milje , shkoi në 12 milje, mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale dhe për më tepër në bazë të UNCLOS, të eponojmë një marrëveshje-kuadër në Hagë me të drejta të plota të ishujve. Pra, mendoj se duhet pasur parasysh pozita gjeniale shqiptare”, u shpreh Nikos Dendias Ministër i Jashtëm i Greqisë.
Dhendias ka theksuar se brenda këtij viti pret përparim nga procedurat me presidentin që duhet të kryejë pala shqiptare sa i përket përcaktimit të zonave detare me Shqipërinë,
Top Channel