Një gjykatë ka dënuar një ish-këshilltare bashkiake në Brazil me 11 vjet burg, e cila lidhi ish-burrin e saj, e keqtrajtoi dhe e lagu me një lëndë në formë acidi.
Gjykata braziliane në Rio de Janeiro dënoi Veronica Costa me 10 vjet e tetë muaj burg, duke përcaktuar se dënimi duhet të kryhet brenda një burgu të mbyllur, ndryshe nga dënimi i nivelit të mëparshëm.
Dënimi u dha pas apelit të prokurorisë kur gruaja u dënua me pesë vjet e 10 muaj në një regjim gjysmë të hapur burgimi, nga gjykata më e ulët.
Gruaja nuk pranonte akuzat.
Në regjimet gjysmë të hapura, të burgosurit mund të dalin ose të punojnë jashtë gjatë ditës, dhe duhet të rikthehen në burg natën.
Costa, ish-zyrtarë e partisë Liberale-Konservatore, është dënuar prej vitit 2019 për torturë ndaj bashkëshortit të saj Marcio Costa.
Në seancën e fundit gjykata mbrojti dënimin fillestar për heqjen e saj nga posti i këshilltares shtetërore.
Katër të afërm të saj ishin në gjykatë gjithashtu si të bashkë-akuzuar për dhunën, të cilët u dënuan për rolin e tyre në krimet e Costa.
Në deklaratën e saj ajo tha: “Vij në këtë moment të rëndë të jetës time pë të ndarë me ju të vërtetën e eventeve”.
“Kam qenë viktimë e dhunës shtëpiake nga ish-bashkëshorti im, i cili më ka kërcënuar me pistoletë në kokë, ngjarje të cilën e kam denoncuar.”
Ajo shtonte: “Por ai nuk u mjaftua me këtë por ngre akuza të rreme ndaj meje që kanë krijuar këtë proces absurd, i cili është anuluar njëherë nga gjyqësori”.
Por krimet e saj u zbuluan kur Marcio denoncoi në një stacion policie në Rio de Janeiro ish-gruan dhe të afërmit e saj me akuzuar torture dhe tentativë vrasjeje.
Sipas deklaratës së tij ai ishte rrahur, lidhur dhe lagur me një lëng ë besohet se ishte një tip acidi, që i shkaktoi plagë në trup.
Ai tha se kishte arritur të largohej prej tyre.
E dënuara Costa ka rreth 375,000 ndjekës në Instagram, ku ajo e përshkruan veten si “mbrojtëse e të drejtave të grave e të fëmijëve”.
Top Channel