Ish-ushtaraku ‘rebel’ amerikan fajësohet për daljet e dosjeve sekrete të Pentagon – mediat (fotot)

13/04/2023 18:52

Burri që njihet në rrjet me inicialet ‘OG’ thuhet se ka pasur akses në masa të mëdha dokumentesh të klasifikuara dhe i konsideronte shërbimet e inteligjencës se SHBA “shtypëse”.

Përgjegjësi për daljet e fundit të informacioneve sekrete të Pentagon-it raportohej sot në mediat amerikane si një i ri ‘racist, entuziast armësh’ që punonte në një bazë ushtarake, i cili kërkonte të impresiononte anëtarët e grupit bisedimi në internet.

E përditshmja vendase The Washington Post, e cila gjithashtu publikoi fillimisht skandalin e daljes së dosjeve, tha sot se kishte intervistuar një anëtar të ri të grupit i cili e përshkruante të dyshuarin si “përdoruesi OG”, nga korrespondenca e tyre online, ku ishin shpërndarë fotot e videot.

Media postonte gjithashtu dhe foto të OG ku i riu shihej në një poligon qitjeje me një automatik të madh në dorë.

“Ai lëshon disa thirrje raciste e antisemite në kamera, dhe më pas nis të qëllojë ndaj objektivit në poligon”, shkruan Washington Post, teksa shton se OG i tregonte anëtarëve të grupit në internet se punonte në një bazë ushtarake, kjo e fundit e paidentifikuar në raportim.

Dokumentet e publikuara kanë zbuluar mes të tjerash, planet e Ukrainës për një kundër-ofensivë në pranverë, programet e përgjimit të SHBA ndaj aleatëve të saj dhe Ukrainës, Koresë së Jugut, Izraelit, si dhe tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve për armatosjen e Kievit, shkruan britanikja The Guardian.

Provat janë duke u shtuar se dalja e informacionit nuk ishte një operacion inteligjene për të diskredituar SHBA, por më shumë një pasojë e politikav të Pentagon për dhënien e kalimeve të shumta të gjithë anëtarëve të stafit, si civilë dhe kontraktorë.

The Guardian shkruan se numri i punonjësve dhe të kontraktuarve me cështje sigurie në SHBA arrin në 1.25 milionë.

OG duket se ka marrë informacione nga një server i krijuar në 2020 në platformën e mesazheve Discord nga një grup të rinjsh, entuziastë armësh dhe lojrash video-game.

Grupi përdorte disa emra por më shumë njihej me titullin Thug Shaker Central. Prej vitit të kaluar OG publikonte dokumentet e tij sekrete në një server që kishte quajtur “Bear vs Pig” (Ariu kundër Derrit), me të cilin i referohej luftës së Rusisë në Ukraine.

Rusia deri tani nuk ka reaguar ndaj skandalit, teksa ministry i jashtëm Sergei Ryabkov, tha dje se mund të ishte një lojë dezinformacioni nga vetë SHBA.

“Meqënëse SHBA është pjesë e këtij konflikti, ata po kryejnë një luftë hibride kundër nesh dhe këto teknika përdoren për të hutuar kundërshtarin, në këtë rast Federata Ruse”, tha Ryabkov.

Anëtari i grupit që dëshmoi në media, tha se OG “kishte një këndvështrim të errët për qeverinë e SHBA”, veçanërisht agjencitë e ligjit dhe inteligjencës, që i përshkruante si ‘shtypëse’.

Mediat thanë se detajet ishin konfirmuar anonimisht dhe nga anëtarë të tjerë të grupit, të cilët kishin parë më shumë se 300 foto dokumentesh të klasifikuara.

Origjina e daljeve të informacionit u publikua fillimisht nga rrjeti i gazetarëve nga rrjeti Bellingcat i cili kishte intervistuar dëshmitarin, teksa ky i fundit është nën moshën 18 vjeç.

Vendndodhja e OG është ende e panjohur dhe po kërkohet nga autoritetet.

Dëshmitari tha se OG dukej “konfuz dhe i pasigurtë për atë që duhet të bënte”.

“Ai i njeh pasojat e veprimeve të tij por është i pavendosur”, shtoi dëshmitari, sipas mediave.

FOTO GALERI
2/3
Mediat thanë se detajet ishin konfirmuar anonimisht dhe nga anëtarë të tjerë të grupit, të cilët kishin parë më shumë se 300 foto dokumentesh të klasifikuara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA