Gjermani, 200 padi kundër vaksinave të koronavirusit: Patëm pasoja!

13/04/2023 09:07

Gati 200 padi civile kundër prodhuesve të vaksinave janë ngritur në mbarë Gjermaninë.

Paditësit pretendojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasur pasoja nga vaksinimi. Në shënjestrën e tyre janë katër prodhuesit kryesorë: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit dhe do të kenë në bankën e të akuzuarve përfaqësuesi e  BioNTech. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19. Gruaja që është dhe vetë mjeke, kërkon të mbetet anonime.

Një firmë ligjore nga Düseldorfi thotë se ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Ato rezultuan me 135 aktakuza, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se nuk vërtetoheshin dot.

BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. “Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar lidhjen me vaksinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA