Dëshmitarë të shumtë panë dje burrin e ngjitur në çatinë 20 metra të lartë të burgut famëkeq të Manchester në veri të Britanisë, ku një i burgosur protestonte, i pakënaqur me rregullat që e mbajnë ende të mbyllur aty.
Pas pamjeve dramatike rezidentët kishin kontaktuar me rrjetin lokal Manchester Evening News për të burgosurin që dukej se mund të binte nga çatia e pjerrët, mes kushteve të motit me shi dhe erë.
Autoritetet thanë se pasditen e djeshme u thirrën shërbimet e emergjencës për të ndihmuar njeriun e ngjitur në lartësi teksa grupe negocjatorësh nisën të komunikonin me të.
Në imazhet e shpërndara nga mediat i burgosuri shihej i ngjitur në çatinë e pjerrët, i veshur me një mushama të improvizuar kundër shiut, që dukej se ishte krijuar me qese mbeturinash.
I riu u regjistrua teksa i bërtiste spektatorëve të mbledhur poshtë burgut, ndërsa bënte simbole ‘zemre’ nga kamerat e gazetarëve.
I burgosuri problematik dukej se thërriste “IPP”, që i referohet rregullit të “Burgimit për Mbrojtje Publike”, që i referohet vendimit për burgosjen e një personi që konsiderohet si rrezik i mundshëm për publikun.
Rregulli IPP është anuluar prej vitit 2012 në Britani, por për shumë të burgosur këto dënime vijojnë të jepen.
Protestuesi i vetmuar kishte nisur veprimin e tij rreth orës 4:30 dhe ishte ende në çati deri në orën 19.00, teksa negocjatorët e poli isë bisedonn me të.
Një ambulancë dhe automjete të policisë kishin ardhur në vendngjarje për zgjidhjen e situatës, që duket se është mbyllur pa të lënduar.
Burgu HMP Manchester, është një nga institucionet më problematike të sigurisë së lartë, me një kapacitet prej1,200 të burgosurish.
Impjanti është i famshëm në Britani prej një revolte 24-ditëshe të të burgosurve aty nga 1 deri në 25 prill 1990.
Në atë incident 150 anëtarë të stafit dhe 47 të burgosur u plagosën në disa incidente, ndërsa një gardian humbi jetën pas një ataku kardiak.
Top Channel