Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, pa dëshirën e saj.

29-vjeçari është banues në fshatin Vithkuq, Korçë dhe dyshohet se në 8 prill ai ka abuzuar me vajzën.

Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë një 60-vjeçar nga Pogradeci i cili në lagjen nr 5, me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën fqinjit të tij, me pretendimin se kalon në pronën e 60-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA