Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në “Top Story”, gjatë diskutimit shprehu opinionin e tij në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Ai deklaroi se Rama ka premtuar rritjen e pagës mesatare në Shqipëri, por njëkohësisht vendin do ta mbushin personat që vijnë nga Bangladeshi, pasi shqiptarët po largohen jashtë territoreve të tyre.
“Çfarë është duke premtuar sot Rama?! Rama është duke premtuar ta çojë Shqipërinë në rrogën mesatare të vendeve të rajonit, që kanë të njëjtin zhvillim, pak a shumë ekonomik e social si Shqipëria.
Kur ta çojë pas dy vitesh të jesh i sigurtë që këto vende, Maqedonia, Bosnje Hercegovina, Serbia, do ta kenë rritur. Pra nuk është se po thotë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, në qoftë se e realizon gjithmonë.
Gënjeshtra e madhe është se doli foli për pagën mesatare të shqiptarëve. Pra faktikisht ai i tha që paga jote do të shkojë 900 euro. Shumë mirë që adresohet kjo çështje, por ka dy vite që opozita që thotë se vendi po braktiset. Dy vite kryeministër që thotë se punë e madhe që po braktiset vendi.
E para kjo nuk është e vërtetë dhe e dyta do ta mbushi vendin me bangladeshas. Më në fund pas dy muajsh pranoi faktin se vendi është duke u boshatisur. Dhe tani pasi jemi vendi që ka dhënë ndihmën më të vogël për ekonominë gjatë pandemisë dhe krizës së shkaktuar nga konflikti gjeo-politik. Premton t’i lëvizë brenda dy viteve rrogat e sektorit publik”, tha ai.
Top Channel