Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, foli për rritjen e pagave dhe strategjinë për t’i mbajtur njerëzit në Shqipëri, që të mos emigrojnë.
Bushati e konsideroi çështjen deomografike dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor si sfidën më të vërtetë dhe më të madhe për Shqipërinë.
“Politikisht është strategjike për mazhorancën e majtë një orientim drejt një rritje pogresive, ku adresohet një: koncepti i rishpërndarjes, që është thellësisht e majtë, dhe e dyta adresohet një sfidë që të gjithë e dimë që është sfida e vërtetë e Shqipërisë, është demografia, pra burimet njerëzore dhe mbajta e kapitali njerëzor”, tha Bushati.
Sipas tij Shqipëria arriti gjatë tre viteve, të përballonte tre kriza duke treguar se ka parametra dhe stabilitet makro-ekonomik. Gjithashtu zhvillimi i ekonomisë duhet të fokusohet tek kapitali njerëzor, duke qenë se vendi ka pasur mungesa në infrastrukturë.
“Pas tre krizave dhe tronditjeve që janë të përkohshme, siç ishte tërmeti, Covidi, lufta në Ukrainë, ku Shqipëria e tregoi se ka parametra dhe stabilitetin makro-ekonomik që mund të fillojë dhe fokusohet”, u shpreh Bushati.
“Ndoshta ka arritur që të adresojë sfidën e vërtetë që është zhvillimi i ekonomisë duke pasur parasysh kapitalin njerëzor, sepse mund të vazhdosh të ndërtosh sepse Shqipëria ka pasur gjithmonë mungesa në infrastrukturë në rrugë, linja, ujësjellje por kapitali njerëzor është sfida më e madhe”, shtoi ai.
“Kjo është strategjia, shpërndarja dhe adresimi i sfidës së demografisë, që për mendimin tim është tamam “ta kapësh demin nga brirët”, tha përfaqësuesi i PS.
Për sa i përket rritjes së pagave, Ervin Bushati raportoi se paga minimale nga fillimi i mandatit të parë është rritur në 80%, pra rreth 9% në vit dhe do të shkojë nga 36 mijë lekë në 40 mijë lekë. Ndërsa paga mesatare do të shkojë në 107 mijë lekë të reja.
Top Channel