Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja e pagave ka ardhur pasi vendi ka pasur rritje ekonomike.
Në një intervistë për emisionin Top Story ai tha se ekonomia shqiptare ka reaguar mirë në vitet e fundit, pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur e gjithë bota.
Gazetari: Pse erdhi pikërisht në këtë moment rritja e pagave?
Ibrahimaj: Në këtë moment sepse kemi arritur një stad të zhvillimit ekonomik që na mundëson të ndërmarrim një reformë kaq të madhe që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër. Kemi pasur dy vite të cilat ndonëse për ekonominë globale kanë qenë të vështira, ekonomia shqiptare ka reaguar mirë në vitin 2020 si të gjithë vendet e botës ne kaluam enë recesion megjithatë që në tre mujorin e katërt të 2020 patëm rritje pozitive, vendi reagoi me fleksibilitet që erdhën qoftë nga politikat e qeverisë qoftë nga dinamizmi i biznesit shqiptar, 2021 ekonomia u rrit shumë më shumë se ç’ mendohej në fillim të vitit patëm rritje 8.5% të ekonomisë shqiptare, edhe në vitin 2021 ekonomia performoi më mirë se ç’mendonim. Besojmë që qoftë sa i përket publikut i cili është punëmarrësi më i madh edhe privati ka arritur një nivel që mund të përballojë dhe duhet të përballojë paga më të larta. Në miksin e politikave që bëmë për pagat anoncuam pak kohë më parë edhe rritjen e pagës minimale, është i vetmi element që qeveria ka në dorë për të ndikuar pagat në sektorin privat.
Gazetari: Pyetja që lind nga kjo reformë është ku gjenden paratë.
Ibrahimaj: Rritja ekonomike është e lidhur me rritjen e të ardhurave. Këtë vit patëm performancë të mirë të të ardhurave, ato ndikuan pjesërisht nga çmimet por edhe nga rritja ekonomike por edhe mirë administrimi, proceset e digjitalizmin që kanë sjellë rritje të performancës së të ardhurave. Pjesërisht kjo reformë do të financohet nga vijimi i rritjes së të ardhurave që do të ndikojë nga këto element por edhe politika fiskale në harkun kohor të 7 viteve.
Top Channel