Londra “nuk harron”: Sanksionon bashkëpunëtorët e oligarkëve rusë!

12/04/2023 15:51

Qeveria britanike i ka shtuar radhët e listës së saj të personave të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Vendimi i ri i Londrës zyrtare shënjestron të gjithë ata individë të cilët “kanë ndihmuar me vetëdije oligarkët e sanksionuar rusë”, sikurse është rasti i ish-pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.

Masat e reja prekin Demetris Ioannides dhe Christodoulos Vassiliades, dy shtetas qipriotë që pershkruehn si “ndërmjetësues profesionistë”, për të cilët autoritetet britanike thonë se kanë ndihmuar Abramovichin dhe ish-aksionerin e Arsenalit, Alisher Usmanov. Për Ioannides thuhet se ka krijuar “struktura të dyshimta offshore  që janë përdorur nga Abramovich për të fshehur mbi 760 milionë paundë asete para se të sanksionohej vitin e kaluar, ndërkaq avokati Vassiliades ka krijuar fonde të mirëbesimit dhe kompani offshore që janë përdorur nga Usmanov.

Këtij të fundit, që njihet për lidhjet e tij me Kremlinit, i është sanksionuar nga britanikët dhe rrjeti financiar – që përfshin kompanitë USM, Curzon Square Limited dhe Hanley Limited. “Ne po mbyllim rrugët për elitën ruse dhe për ata që po tentojnë t’iu ndihmojnë që të fshehin paratë e tyre nga lufta”, tha sekretari i Jashtëm anglez James Cleverly, duke u zotuar se për ta “nuk ka vend ku mund të fshihen”.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të ndalet presidenti rus, Vladimir Putin”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA