Albert Naro, kreu i Shoqatës së Biznesit të vogël dhe të mesëm, në një lidhje live në Top Story me Grida Dumën, foli për anët pozitive dhe negative të rritjes së pagës minimale.

Sipas Naros rritja e pagës do të ndikojë për keq në biznese duke çuar në mbylljen e tyre, pasi do ta kenë të pamundur të paguajnë punëtorët, ose do t’i shkurtojnë ata.

“Rritja e pagës minimale, parimisht jemi dakord që të rritet paga minimale, po ça dëmesh do sjellë paga minimale sepse do të ketë të mirat dhe dëmet e veta”, tha Naro.

“Të mirat do jenë sepse për të punësuarit e biznesit do jetë një frymë e re dhe do të ketë të ardhura më të mëdha, por tek pronarët e bizneseve do të ketë dëme financiare goxha të rënda, të cilat do çojnë në mbyllje subjektesh dhe do çojnë në shkurtim të fuqisë punëtore”, shpjegoi ai.

Vështirësia sipas Naros është se si do arrihet që bizneset t’ia dalin të paguajnë rrogën minimale dhe sigurimet shoqërore, të cilat i quan “një barrë e madhe”.

“Këto ditë pasi është vendosur ligji që nga fillimi i 1 prillit, ligji i pagës minimale që shkon në 400 mijë lekë të vjetra, po diskutojmë me gjithë kolegët në gjithë Shqipërinë dhe biznese, ku fjala e parë është si do t’ia dalim t’i paguajmë rrogën minimale sidomos sigurimet shoqërore. Sigurimet shoqërore janë për të mbushur gropën e madhe dhe gropën e zezë të pensioneve e cila do të mbushet me rritjen e pagës minimale”, shtoi Naro.

“Një biznes pronar apo i punësuar do paguajë çdo muaj 130 mijë lekë të vjetra, kur paga minimale e pensioneve sot është 120 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha Albert Naro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA