Katër të vdekur kur ushtari hap zjarr brenda bazës së oficerëve në Indi (fotot)

12/04/2023 21:43

Kater persona kanë vdekur sot në një incident të rëndë me armë brenda një stacioni ushtarak në shtetin verior indian të Punxhab.

Baza ushtarake e Bathinda ishte izoluar teksa grupet e ndërhyrjes së shpejtë po kryenin operacione kërkimi, tha komanda jugperëndimore e ushtrisë së Indisë.

Incidenti ndodhi herët mëngjesin e sotëm, ku sipas burimeve një ushtarak hapi zjarr brenda kampusit të mbyllur, shkruante rrjeti vendas Hindustan Times.

“Informacionet fillestare tregojnë se personi hapi zjarr pa diskriminim ndaj të tjerëve. Nuk dyshohet për sabotazh por detaje të tjera presim nga hetimet”, tha zyrtari ushtarak vendas  Khurana.

Sipas raportimeve të mediave sulmues me veshje civile ishin përfshirë në vrasjet, të cilët ishin larguar nga kampi ushtarak i sigurisë së lartë.

Policia tha se nuk dyshonte për akt terrori, dhe shtonte se kishte mbyllur daljet e rajonit pranë kazermave të Bathinda teksa kërkimi vazhdonte.

“Dy ditë më parë një automatik Insas me 28 fishekë ishte zhdukur, ne besojmë se personel i ushtrisë janë të përfshirë në incident”, tha policia.

Nuk është ende e qartë nëse viktimat ishin personal civil apo ushtarak, shkruan britanikja The Independent.

FOTO GALERI
2/5
Incidenti ndodhi herët mëngjesin e sotëm, ku sipas burimeve një ushtarak hapi zjarr brenda kampusit të mbyllur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA