Kamerat regjistrojnë dhjetra sulmues terrori që hapin zjarr në portin e barkave në Ekuador (foto-video)

12/04/2023 19:32

Kamerat e sigurisë kishin regjistruar sot momentet kur dhjetra sulmues mbërrijnë me barkë për të hapur zjarr pa diskriminim në një port të vogël peshkatarësh në qytetin Esmeraldas, në veri të Ekuadorit.

Sulmi i terrorit që u krye nga rreth 30 njerëz të armatosur rëndë, kishte lënë nëntë njerëz të vdekur, dhe sipas ministrit të brendshëm të vendit “ishte i lidhur me bandat”.

Ministri Juan Zapata tha se në mëngjesin e sulmit kishte shumë njerëz në port, teksa peshkatarët përgatiteshin për gjuetinë me teknika të thjeshta artizanale peshkimi.

Në pamjet e terrorit shihen peshkatarë që vrapojnë ose hidhen në ujë për t’i shpëtuar breshërive të plumbave që vinin pa diskriminim.

Në lidhje me motivin e mundshëm, ministri tha se sulmi ndodhi pasi “zona konsiderohej territor i një grupi kriminal, që u sulmua nga banda rivale”.

Prokuroria vendase tha se shtatë trupa viktimash ishin marrë nga zona e portit deh dy të tjerë nga një qendër shëndetësore aty pranë.

Provinca e varfër e Esmeraldas ka qenë në gjendje emergjence prej dhunës së bandave prej muajit të shkuar, megjithëse është një destinacion i frekuentuar turistik.

Ekuadori është i përfshirë nga trafiku ilegal i drogave teksa ndodhet mes dy prodhuesve më të mëdhenj të kokainës si Kolumbia e Peru.

Gjithsesi taktika si sulmi masiv i sotëm nuk ishin parë më herët në vend.

FOTO GALERI
2/8
Sulmi i terrorit që u krye nga rreth 30 njerëz të armatosur rëndë, kishte lënë nëntë njerëz të vdekur, dhe sipas ministrit të brendshëm të vendit “ishte i lidhur me bandat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA